Real Madrid në sulm për Xhakën…

Reali i Madridit në sulm për një mesfushor ‘shkatërrues’. Reparti që ka më shumë nevojë për përforcime duket se është mesfusha, teksa Kasemiro nuk mund të bëjë i vetëm rolin ndërlidhës.

Janë katër emra në qarkullim që pritet të kalojnë në sitë deri sa të hapet merkato në janar. ‘Merengues ’ sipas spanjolles ‘Central Defensa”, ka në plan Marcelo Brozoviç, mesfushorin kroat të Interit, një lojtarë taktik dhe i aftë për të kombinuar fazën mbrojtëse me një vizion të shkëlqyer të lojes para.

Për të, Real do të ishte i gatshëm të investojë deri në 50 milion euro. Sidoqoftë, alternativat kryesore për momentin, janë Xhorxhinjo i Çelsit, Xhaka i Arsenalit dhe Tomas i Atletiko Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!