Zidan gati t’i lërë vendin Alonsos. Edhe ‘Mou’…gati

Që kur e mori për herë të dytë Realin, trajneri aktual Zinedin Zidan, nuk ka bindur. Skuadra më e titulluar në botë, pasi lau duart vjet pa asnjë trofe, edhe këtë start me ‘Zizunë’ në krye, po kalon periudhë të errët.

Mardhënje të ftohta me shumë yje në skuadër, lista të skajshme për largime dhe në fund humbje shokuese në Champions me PSG-në.

Florentino Perez, duket se është gati ta ndëshkojë. Burime pranë klubit madrilen, shprehën se Murinjo është gati të rikthehet. Portugezi është i lirë që nga nëntori i kaluar teksa u shkarkua nga Junajtid, ruan mardhënje të mira me presidentin Perez.

Po ashtu një kandidat i fortë  për të zënë vendin e Zidan, shihet edhe Alegri. Megjithatë, ‘Mundo Deportivo’, vlerëson se Reali, mund të bëjë edhe variantin ‘low-cost’, duke i dhënë mundësi Ksavi Alonsos.

Ish- mesfushori galatik, ka mbaruar kurset trajnuese për trajner dhe aktualisht drejton sektorin e të rinjëve të Real Sociedad B.

Nëse Zidan largohet, Alonso mund të kthehet në zgjidhjen e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!