PSG pa mëshirë Realit, Juvja ska fuqi në fund. Edhe Atalanta për turp…


Champions League drithëruese për Realin që mundet thellë nga PSG. Juventus kryeson 0-2 dhe në fund vjen barazimi i At. Madrid. Orsiç tri gola Atalantës në pokerin debutues të Zagrebit. Bajern Leverkusën, pa ‘aspirina’ në shtëpi.

Në të 48-tën e pjesës së dytë, një sulm i Juves nisur nga Bonuçi, në drejtim të Higuain. ‘Pipita’ sheh ardhjen e Kuadratos dhe sherben. Kolumbiani kordinohet dhe godet saktë për 0-1.

Ka tension te skuadra vendase e cila shfaqet e përgjumur. Në këtë situatë përfiton Juventus që në të 65-tën shënon edhe golin e dytë me Matudi. Top i Ronaldos për Aleks Sandro, harkimi drejt zonës ku gjëndet Matudi goditje me kokë dhe 2-0.

Oblak i mundur sërish. “Wanda Metropolitano” nxit, dhe në të 70-tën Atletiko, shkurton diferencën me Saviç.

Goditje dënimi që ekzekutohet nga Koke në shtyllën e dytë, goditje me kokë e Gimenez dhe me ndihmën e Danilos sfera shkon te Saviç që me kokë e kalon topin pas shpinës së Sheznit 1-2.

Goli shton besimin se skuadra e Simeones,mund të godasë sërish. Dhe perceptimi gjën zbatim, ndërsa në të 90-tën Herriera barazon në 2-2. Goditje këndi, Herriera në ‘luftë’ me shokun e skuadrës Gimenez dhe me kokë mposht Sheznin për herë të dytë.

 PSG mund mes polemikave Realin e Madridit në Paris. Skuadra e Tuhel e bën në mënyrën më domethënese, teksa për t’i shënuar dy herë radhazi Realit,mendon një ish si Di Maria. Fillimisht në të të 14- tën shfrytëzon një top të Barnet dhe kalon përpara të tijtë.

Më pas është sërish argjentinasi që dyfishon në të 33-tën. Këtë radhë Guaje në aksion nga e djathta, vjen pasi për Di Marian që me të majtën mund për herë të dytë Kurtuan. Përpiqet të reagojë Reali madje shkon edhe në gol me Bejl.

Pas pak, VAR thotë se uellsiani më përpara e ka prekur me dorë topin.

Por eshe pse Reali përpiqet të rihapë takimin, në kohën shtesë është Munier që pas një kundërsulmi, dërgon në ‘ferr’ mbretërorët e Zidan me golin e 3 -të.

Ndërkaq, Atalanta bie keq në Zagreb, mundet nga Dinamo 4-0. Bajerni mbyll llogaritë me Zvezdën 3-0, sikundër Siti që kalon në transfertë Shahtjorin 0-3.

Leverkusen nakatos gjithçka, mundet në shtëpi nga Lokomotiva Moskë 1-2. Më herët Olimpiakos- Totenhem 2-2 dhe Bryzh- Gallatasaraji 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!