Klop: ‘Ka njeri që thotë ishte penallti’?

Liverpuli u mund mbrëmë nga Napoli i Karlo Ançelotit në shifra 2-0 duke e kompromentuar ndjeshëm kalimin nga grupi i kampionëve në fuqi të Europës.
Një penallti e dyshimtë realizuar nga Mertens (82′), i’u ka hapur rrugën napoletanëve për tri pikë, ndërsa në shtesë vendasit me Lorente kanë dyfishuar.
Klop trajneri i Reds, Jurgen Klop, tha në konferencë se penalltia nuk ekzistonte.
Madje e ka bërë këtë deklaratë duke e shoqëruar me nota humori. Gjermani shtroi pyetjen nëse ndokush nga gazetarët e pranishëm pasi ka parë videon, është dakort për penallti?
‘Ok qenka vetëm njëri ketu që ngriti dorën. Edhe atij do t’i japim një palë syze’- tha Klop që hedh poshtë kategorikisht rastin.
Klopp ai giornalisti: “Secondo voi era rigore? Entrambi portate gli occhiali…” 🤣 #NapoliLiverpool pic.twitter.com/AGVnsAhmWM
— FOX Sports (@FOXSportsIT) September 18, 2019