Klop: ‘Napoli mund të fitojë Championsin…’

Ku i dihet. Mbase profecia e Jurgen Klop, mund të dalë. Tekniku gjerman i Liverpulit, u ankua fort në konferencë për shtyp pas takimit të humbur me Napolin 2-0, ndërsa tha se penalltia nuk ekzistonte por në fund hodhi ‘bombën”.
“Napoli mund të fitojë Champions League’-tha plot seriozitet Jurgen.
Nuk dihet nëse Klop ka patur parasysh lojën e kundërshtarit në 90 minuta apo i ka besuar historisë së edicionit të kaluar, teksa skuadra e tij, nuk konsiderohej favorite për të mbrritur deri në fund.
Gjithsesi,tekniku arsyetoi: “Ka një plan loje të rëndësishëm. E përse nuk duhet të përmirësoeht dhe në fund t’ja dalë siç ja dolëm ne edicionin e kaluar? Mrekullitë përseritën. Ançeloti edhe pse i ngopur me trofe, kur vjen europa, oreksi shtohet” -ka thënë trajneri i Liverpulit.