Laçi, Lushkja thyen Partizanin…

Java e 4-ët e Kategorisë Superiore: Laçi- Partizani 1-0 (Lushkja 61′)

Partizani bie në Laç. Sot, për javën e 4 të Kategorisë Superiore, bardhezinjtë e Sulejman Starovës, mundën Partizanin në shifra minimalë 1-0.

Një supergol i Regi Lushkjes në të 61-tën, ka vendosur fatet e supertakimit të luajtur në 16 00 në Laç. Një pjesë e parë e gjitha në studim. Starova ka menduar ndyshe sot, teksa në prapavijë, ka lënë shumë mbrojtës, ndërsa Lerda i beson verbërisht 3-5 2.

Në këtë pjesë, rastet janë me pikatore por fraksioni nuk mbyllet pa një mundësi ideale për Redon Xhixhën. Sulmuesi bardhezi, merr një asist “brazilian” nga Teko dhe shfaqet i vetëm me Hoxhën. Fillimisht i ‘kërcen’ topi, më pas as ai, e as Nuabueze, nuk finalizojnë.

 Në pjesën e dytë, Partizani e nisi disi më mirë, por kur loja po futej në hullinë e pjesës së parë, mendon mesfushori kavajas i Laçit Regi Lushkja.

Numri 10 i kurbinasëve, u ftua në aksion nga e majta, teksa Nuabueze qëndis, dhe më pas Xhixha, i jep asistin e takimit në hyrje të zonës. Pa u menduar dy herë, Lushkja nga rreth 18 m, godet fort në gjysmë lartësi dhe shënon golin e vetëm të takimit.

Më pas, Lerda hedh në fushë Jozef Ekuban dhe Brajan Braun, por në minutat pas golit, e deri në fund, është Trashi ai që bën ‘çorap’ krahun e tij duke hedhur pafundësisht topa në zonë.

Madje në një rast, provon edhe vetë, teksa Stazhilla, ndal me vështirësi. Në fund e gjithë festa për kurbinasit të cilet fitoren e parë në kampionat, e gjejnë ndaj kampionëve në fuqi të Partizanit.

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja (86’Imeri), Teko, Xhixha (88’Gjini), Nuabueze
Tr. S. Starova

Partizani: Hoxha, Bitri (66’Braun), Boldor, Belica, Trashi, Kote (74’Broja), Mala, Telushi, Çinari, Bardhi, Asani (57’ J.Ekuban)
Tr. F. Lerda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!