Superiore e nxehtë, luhet edhe në Europë…
E diela e 15 shtaorit, vjen me dy takime të Kategorisë Superiore. Laçi- Partizani si kryendeshja e javës së katërt por dhe Bylis- Kukësi, mbart në vetvete misterin e performanës së ekipit të Dovedan që në javën e tretë, befasoi në Korçë me atë fitore 0-3.
Në Laç, paralajmërohet një supersfidë. Së paku, kështu janë shprehur gjatë javës të dyja kampet respektivë. Starova dhe futbollistë si Xhixha e Domgjoni, kanë deklaruar se vetëm tri pikët vlejnë.
Po ashtu edhe Lerda tekniku i të kuqëve teksa në prononcimin e djeshëm tha se Partizani luan për fitore edhe ndaj skuadrës më të mirë në botë.
Sakaq, sot në Europë, luhet në të gjitha kampionatet elitare. Kështu Seria A nis në 12 00 me duelin Xhenova- Atalanta dhe mbyllet në darkë me çiftin Verona- Milan. Breshia- Bolonja, Parma -Kaljari, SPAL-Lacio, dhe Roma- Sasuolo, plotësojnë grafikën e javës së tretë në Seria A.
Paderborni i Gjasulës pret Shalke 04 ndërsa Hofenheim, do përballet me Frajburg në Bundesilgë.
Në Premier Ligë, Buornemouth- Everton dhe Uatford- Arsenal, për llogari të javës së 5 që krysohet nga Liverpul me 15 pikë të plota. Nesër, Aston Vila- Uest-Ham, mbyll javën.
Edhe në Ligë 1 franceze, luhen tri takime. Spikat ndeshja Monako- Olimpik Marsejë që si gjithnjë konsiderohet një derbi. Nantë- Reims dhe Sent Etien-Tuluzë, dy takimet e tjera të javës së 5 franceze.
Ndërkaq, La Liga ecën me shumë takime. Eibar-Espanjol, Alaves- Sevilja, Selta- Granada, Vajadolid- Osasuna dhe Betis- Getafe, janë duelet e javës së 4 në “Primiera Division”.