Bylis di si mundën të mëdhatë…

kategoria Superiore: Bylis-Kukësi 2-1 ( Hidi 31’ (pen),Murataj 89’/ Limaj 16’)

Në “Adush Muça”, Bylisi tregon se fitorja e javës së kaluar ndaj Skënderbeut në Korçë nuk ishte rastësore.

Djemtë e Dovedan, edhe pse e panë vetën në disavantazh të një goli, teksa Limaj shënoi në 16-tën, arriti të përmbysë. Fillimisht ishte portieri Hidi që nga pika e bardhë e penalltisë barazon shifrat.

Në fund të pjesës së dytë, Bylis gjën edhe golin e avantazhit dhe heroin në këtë çast e bën Murataj.

Tri pikë të vyera për Bylis duke treguar se mallakastriotët nuk janë vetëm një ekip që luan për të qëndruar.

Dy paraqitjet e fundit, 6 pikë. Jo keq, ndërsa po ti shtojmë dhe pikën me Vllazninë bëjnë 7. Mundi Kukësin, skuadrën e projektuar për kampione.

Bylisi: Hidi; Ymeraliaj, Bici, Goxhaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntepe (49′ Barjamaj), Turabov; Qardaku (66′ Celis), Guindo (90’+1′ Ujka) Tr: V. Dovedan

Kukësi: Avdyli; Kitanovski (76′ Kotobelli), Obanor, Lulaj, Maliqi; Rroca (76′ Daku), Musolli, Limaj; Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.Tr: Sh. Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!