Këngëtari habit: ‘Bëj tifo për arbitrat’

Klajdi Musabelliu këngëtari i njohur shqiptar, edhe pse pa protokoll, u ul dje në tribunën  VIP të stadiumit Laçi. Për të ndjekur super-takimin Laçi-Partizani (1-0).

Ndonëse në tribunë ishin përpos presidentëve Laska e Demi edhe shumë personalitete të ndryshme te jetës, prania e këngëtarit, për herë të parë në këtë impiant sportiv, ka tërhequr vemendjen e të pranishmëve.

 I pyetur nga ‘Sportiim.al‘, lidhur me motivin e tij për të ndjekur këtë takim, Musabelliu fillimisht u shfaq i pavendosur duke thënë se ai kishte ardhur të bënte tifo për arbitrat.

Musabelliu? ‘Po, jam këtu për të bërë tifo për arbitrat. Kam një mik në radhët e tyre (ishin 5 arbitra dje për Laçi- Partizani).

Më pas mjeshtëri i “timbrit’, ndërsa u ndesh me habinë e gazetarit, u perpoq të rregullonte “biografinë” duke u shprehur : “Le të themi se bëj tifo për Partizanin”.

Sakaq, vetë Musabelliu, ka postuar në rrjete, pamje nga Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!