Rikthehet Superiorja, Kategoria e Parë, starti…

Nga: Shpëtim Gjoshi

Pas ndërprerjes për shkak të takimeve të Kombëtares, sot nis Kategoria Superiore. Tirana- Skënderbeu, Teuta- Vllaznia dhe Luftëtari- Flamurtari, janë çiftet që startojnë sot në 16 00. Në kampin bardheblu, besojnë se ecuria pozitive e tri javëve të para, do shoqërojë edhe këtë javë Tiranën. Nuk do të jetë Torasa.

Tekniku Mema, ka deklaruar se nuk dëshriron ta rrezikojë (i rekuperuar). Po ashtu edhe kapiteni Ilion Lika që ka marrë leje në klub. Skënderbeu, edhe pse ka probleme në organikë, premton garë interesante. Me Dajën në stol, korçarët, gjithnjë janë të pa-parashikueshëm.

Me interes dueli i “Niko Dovanës’ Teuta- Vllaznia. Durrsakët sikurse dhe Tirana e Kukësi, janë në krye me 7 pikë dhe një fitore me shkodranët, do i konsolidonte pozitat e durrsakëve në krye. Vllaznia ka rikthime në skuadër teksa spikat aktivizimi i Ramadanit. Jonuz thotë se skuadra ka rritje.

 Takimi i Gjirokastrës i gjithi për t’u parë. Luftëtari që ka zyrtarizuar ditë më parë teknikun grek Marantas, kërkon pikët e para sezonalë. Edhe Flamurtari vjen në këtë përballje pa pikë, teksa sfida e skajshme jugore, llogaritet si mundësi e mirë e vlonjatëve për të bërë kthesën

Starton edhe  Kategoria e Parë.Kastrioti I Krujës do ti laujë takimet në Redi Maloku të Fushëkrujës ndërsa, Shënkolli nga Grupi B nuk do t’i luajë ndeshjet në fushën e vet por në stadiumin e qytetit të Lezhës, “Besëlidhja”. Edhe Besa e Kavajës, një ekip që pretendon Superioren, do të jetë pritë në Lushnjë.

Por përtej problematikave, Kategoria e Parë, pret të njohë risitë e kësaj jave të parë. Në Grupin A, Kastrioti, Besëlidhja dhe Erzeni, pritet të jenë ata skuadrat pretendente. Në Grupin B, Apolonia duket një hap para por dhe Lushnja e Besa me traditën që mbartin, janë aty. Për të mos folur pastaj për surprizat nga skuadrat e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!