Tirana me hap kampioni, Teuta pa ‘sherr’ ndaj ‘Sherrit’

Java e 4 e Kategorisë Superiore: Tirana- Skënderbeu 3-1, Teuta-Vllaznia 0-0, Luftëtari- Flamurtari 2-1. Takimet Laçi- Partizani dhe Bylis- Kukësi, luhen nesër në orën 16 00.

Tirana mban ritmin dhe pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, ruan kreun e renditjes pas katër javëve.

Ngo në kohën shtesë të pjesës së parë dhe Halili në të 85-tën dhe Hoxhallari në të 90-tën ishin autorët e golave bardheblu. Për korçarët shënoi veterani Pollozhani në të 67-tën duke I dhënë barazimin provizor formacionit të Ilir Dajes.

 Në Durrës, Teuta nuk thyen dot Vllazninë. Edhe pse vendasit niseshin si favoritë, në fushën e lojes, skuadra e Mirsad Jonuz, ka ditur të ruajë ekuilibrat dhe në fund të  dalë me një pikë shumë të vyer.

Mungesa e Kallakut në mesfushë, është ndjerë te Teuta, teksa edhe pse në infrioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Ramadanit, nuk ka mundur t’i bëjë “sherr” Sherrit.

 Luftëtari me Reialdo Filin, gjen tri pkët e para në kampionat. Ndaj Flamurtarit, bluzinjtë ishin më kërkues dhe Fili arrin të shënojë nga penalltia në 53’. Është Flamurtari që reagon dhe barazimi vjen shpejt nga Vatnikaj në të 72-tën.

Gjithsesi, vendosmëria e vendasëve kurorëzohet me dopietën personale të Filit që në të 90- tën shënon golin e dytë, atë të fitores për një 2-1 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!