Marantas, ‘Luftëtarin e njoh…’

Jorgos Marantas, tekniku grek, do të debutojë nesër në krye të Luftëtarit të “plagosur” në këtë start të kampionatit të ri. Përballë do ketë Flamurtarin e vlorës i cili sikurse gjirokastëritët, ende nuk ka firmosur në “distinë”.

Zero pikë për Luftatarin që e nisi me Dalipin në stol, më pas K. Duron dhe tani Marantas. Telenovelë në vete kjo. Gjithsesi, trajneri i ri shprehet optimist.

Madje duket se ka ndërmend të qëndrojë gjatë te bluzinjtë, teksa në një intervistë para ndeshjës së nesërme, thotë se skuadra do përmirësojë organikën gjatë merkatos së janarit.

E njoh mjaft mirë skuadrën dhe do të bëjmë maksimumin në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Kam besim te kjo skuadër, por në rast se do të duhet të ndëryjmë në merkato, do ta bëjmë kur të hapet merkato në janar. Për momentin kam besim te kjo skuadër që kam në dispozicion”, u shpreh trajneri i Luftëtarit.

Takimi Luftëtari- Flamurtari, do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Gjirokastra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!