Dy gjilanaset, fitore të vyera, ndajnë kreun…

Ipko, java e 4: Drita- Feronikeli 1-0, Drenica- Gjilani 0-2

Feronikeli nuk ja del dot të bëjë kampionin në Ipko Superligën e Kosovës. Sot skuadra nga Drenasi, është mundur nga Drita e Gjilanit në shifrat 1-0 duke u frenuar në kuotën e 6 pikëve në katër ndeshje.

Nga ana tjetër, Drita e Gjilanit i bën mirë detyrat e shtëpisë, pasi me një gol të shënuar në fund të fraksionit të parë nga Namani, mbrrin te tri pikët aq të domosdoshme në këtë start të kampionatit kosovar.

 Në takimin e tjetër të ditës, një tjetër gjilanase arrin të fitojë në transfertë. Këtë radhë, është Gjilani i trajnerit Gentian Mezani që merr tri pikë vendimtare në fushën e Drenicës.

Fillimisht Progni në pjesën e parë dhe Jonuzi në të dytën, autorët e golave të miqëve.

Kështu, formacioni i tejmbushur me futbollistë nga Superiorja shqiptare, shënoi nga një gol për çdo pjesë duke fituar 0-2 e marrë kreun e renditjes.

Dy skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani, mbajnë kreun provizor të Ipko- me nga 9 pikë pas 4 javëve.

 Po për javën e 4-ët, dje Prishtina, u mund 0-1 nga LLapi, teksa Ballkani kaloi 3-2 Trepça 89’.

Takimi Flamurtari Prishtinë-Dukagjini dhe Ferizaj- Vushtrria, luhen nesër në orën 16 00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!