Kosova në provën e madhe, tentohet pika…

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Shaland, sot në provën e madhe ndaj një super skuadre si Anglia.

Në grupin A, ishullorët janë në krye por fill pas tyre vjen Kosova që në mënyrë surprizë vijon të jetë e pathyer në 15 takime radhazi.

Fitorja efundit ndaj Çekisë, iu ka shtuar oreksin për të mbyllur e dyta në grup. Europa dhe më gjëre po flet për Dardanët duke pritur takimin e mbrëmjes për të parë realisht forcën e këtij grupi mahnitës.

Nga ana tjetër, Garet Sauthgejt I ka idetë e qarta. Vlerëson Kosovën dhe kërkon më shumë shpejtësi në manovrën e skuadrës së tij përballë mbrojtjes së Kosovës.

Trajneri i “3 luanëve” pritet të ndryshojë pak të tijtë, teksa mund të hedhë në fushë Xhadon Sanço për Markus Rashford, për të shtuar fantazinë në repartin e sulmit.

Ndryshimet e tjera të mundshme në krahasim me duelin ndaj Bullgarisë përfshijnë aktivizimin Arnold në krahun e djathtë të mbrojtjes. Luhet në Sauthempton në 20 45.

Formacionet evenetuale:

Anglia: Pikford, Rouz, Arnold, Meguajr, Kin, Rajs, Hendrson, Barklei, Sanço, Sterling, Kejn.
Trajner: G.Sauthgejt

Kosova: Muriç, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, V. Berisha, Celina, Muslija, Muriqi.
Trajner: B. Shaland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!