Sadedini: ‘Na duhen pikët’

Përgatitja e lojtarave, gjendja fizike jo e duhura, u krijua një situatë që ndeshja të shkonte për Partizanin.

Në këtë fazë qe kemi pushim, do punojmë për të bërë më të mirën, në anën fizike. Shpresoj që Flamurtari të dalë nga kjo gjendje. Mendoj se ne do ia arrijmë qëllimit.

Ky është objektivi ynë. Flamurtari nga ndeshja në ndeshje, të marrë pikët e duhura”,- është shprehur Sadedini pas takimit të javës së tretë ndaj Partizanit (1-0).

 Tashmë që skuadra ka patur kohë për t’u përmirësuar, madje dhe për të aftësuar lojtarë të dëmtuar si Sukaj, pritet që Flamurtari, të marrë pikën e parë ose tri të tilla në Gjirokastër. Është  vetë trajneri që ka deklaruar sot:

Një takim i vështirë. Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me zero pikë. E kemi vlerësuar kundërshtarin dhe do përpiqemi të luajmë një ndeshje të mirë.

Na duhën pikët pasi gjendja në fund, nuk është ajo më e mira. Kemi punuar dhe do kërkojmë të arrijmë rezultatin pozitiv. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë”- tha Sadedini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!