Gjilani mbrrin në Zvicer, fiton testin…

 Me dy gola të shpejtë nga Xhekson në minutën e 1-rë dhe Prognit në të 18- Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani, ka mundur Shafhauzen e Ligës së Dytë të Zvicres në miqësore.

Takimi, sipas postimit zyrtar të klubit nga Gjilani që militon në Ipko, është zhvilluar në Zvicër dhe skuadra kosovare ka arritur të demostrojë formën e mirë që po shfaq edhe në këto javë të para të Superligës Kosovare.

Në sherbim të takimit të radhës me Drenicën, Mezani, duket se ka arritur të mbajë në tonus të tijtë. Megjithatë basti i vlonjantit për këtë edicion në Kosovë, mbetet ai i zënjes së një vendi që të dërgon në Europa League.

Pas tri javëve në Ipko, Gjilani bashkë-kryeson me Dritën dhe Feronikelin me nga 6 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!