Muriqi, në lupën e Lacios…

Vedat Muriqi bie në shënjestrën e Lacios në Serinë A. Prej disa muajsh, 25 vjeçari që mban veshur fanelën e Fenerbaçes në Turqi, ka rritur performancën në kampionatin turk por kryesisht në radhët e Dardanëve të përfaqëueses së Kosovës.

Ndaj Çekisë, sulmuesi ishte ndër më të mirët në fushë duke shënuar një gol e dhënë asistin e golit të dytë.

Lacio me skautët e saj, e ka ndjekur me vemendje. ‘Aksam.com.tr”, raporton se vetë Igli Tare, ka piketuar sulmuesin e dalluar të Kosovës dhe shumë shpejt drejt Fenerebaçes, pritet të nisen emisarët përkatës të klubit nga Roma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!