Fitojnë të mëdhatë, Kroacia surpriza e ditës…

Azerbajxhani bën surprizën e parë në kualifikueset e ditës, teksa ndal në mënyrë të beftë nënkampionët e botës- Kroacinë 1-1.

Mbrëmja pasohet me të gjitha takimet e tjera në program për sot. Estonia e pafuqishme në përballjen shtëpiake me Holandën. Këta të fundit vijojnë ecurinë fantastike teksa fitojnë 0-4.

Irlanda e Veriut, kryesuese e grupit, ndali 0-0 gjermanët e Joakim Lëv në 45 minutat e para por në start të së dytës, një supergol i mbrojtësit Haltsenberg (48’), i vuri në pozitë të vështirë.

Edhe pse pas pësimit, të zotët e shtëpisë i’u afruan disa herë barazimit e pësojnë sërish në fund, teksa Gnabri në shtesë shënon të dytin.

Rusia, fiton në frymën e fundit me Kazakistanin, teksa Polonia e Levandovskit, nuk shkon më shumë se 0-0 me Austrinë.

 Rezultatet e ditës kualifikuese Euro 2020 janë këto:

 Azerbajxhan- Kroaci 1-1,Hungari- Sllovaki 1-2, Estoni- Holandë 0-4,Irlandë e Veriut- Gjermani 0-2, Letoni- Maqedoni e Veriut 0-2, Poloni- Austri 0-0, Slloveni- Izrael 3-2, Rusi- Kazakistan 1-0, San Marino- Qipro 0-4, Skoci- Belgjikë 0-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!