Akti i ‘kthimit’, shumë skuadra në fushë…

Kualifikuese ‘Euro 2020’, çasti i llogarive. Të gjitha takimet e ditës nisin në 20 45.

Shqipëri- Islandë dhe Angli- Kosovë nuk janë të vetmet takime kualifikuese për ‘Euro 2020’ të cilat ligjshëm, kanë marrë vëmendjen maksimale nga tifozeria mbarë shqiptare.

Sikundër përgjatë gjithë këtyre diteve, luhet në tërë europën dhe sonte në mbrëmje, paralelisht me takimet ‘shqiptare’, në fushë edhe takimet:

Mali i Zi- Republika Çeke, Lituani- Portugali, Luksemburg-Serbi, Francë-Andorrë dhe Moldavi- Turqi.

 Në fakt, thuajse të gjitha këto takime, kanë ndikim indirekt me grupet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Një rezultat negativ i turqëve në Moldavi apo një tjetër ndalesë e Çekëve në Mal të Zi, do ktheheshin në bonuse për kombëtaret Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!