Zvicra dhe Spanja detyrën, turpi e ka emrin Greqi…

Zvicër-Gjibraltar 4-0 (37’ Zakaria, 43’ Mehmedi, 45’+3’ Rodriguez, 87’ Gavranoviç)
Gjeorgji-Danimarkë 0-0
Spanjë-Ishujt Faroe 4-0(13′, 50′ Rodrigo, 90′, 90’+3′ Alkaser)
Suedi-Norvegji 1-1(60′ Forsberg / 45′ Johansen)
Rumani-Maltë 1-0(47’ Pushkash)
Finlandë-Itali 1-2 (71′ (p) Puki / 59′ Imobile, 79′ (p) Zhorzhinjo)
Greqi-Lihtenshtejn 1-1 (34′ Masuras / 85′ Salanov)
Armeni-Bosnjë Hercegovinë 4-2 (3’, 66’ Mikitarian, 77’ Hambardzumian, 90’+5’ (ag) Lonccar / 13’ Xheko, 70’ Gojak)
Zvicra “shqiptare’ vonon në pjesën e parë porn ë 15 minutat e fundit bën 3 gola dhe hipotekon suksesin ndaj Gjiblartarit. G. Xhaka, Mehmedi dhe A. Ajeti i japin një dorë të mirë skuadrës së Petkoviç që në fund të lojes gjen edhe golin e 4-ët.
Sakaq, po në orën 18 00, u luajtën paralelisht edhe Gjeorgji- Danimarkë dhe Rumani- Maltë. Në të dyja këto sfida, u shënua vetëm një gol dhe ai i takoi rumunëve që në start të frasksionit të dytë, shënojnë golin e fitores.
Goditje perfekte nga këndi nga Haxhi, trajektorja që gjen talentin tjetër të ri rumun Pushkash që me kokë bën 1-0.
Ndërkaq me dy gola të Mikitarian dhe Hambartsuman dhe autogolin e Stipe Lonkar, Armenia mund Bosnje- Herzegovinën në shtëpi duke mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë në grup. Xheko dhe Gojak, autorët egolave boshnjakë.
Në mbrëmje Spanja e rinovuar, u ndesh me Ishujt Faroe. Në të 13 shënoi Rodrigo por është po Rodrigo që në minutat e para të së dytes gjen golin e dytë. Në finale Spanja shënon dhe 2 të tjerë. Është I njejti, Alkaser.
Greqia me marsh të ulët, gjeti të vetmin gol në fraksionin e parë ndaj Lihtenshtejnit me Masouras në të 33-tën. Denis Salanov në 85-tën vendos heshtjen dhe iu lë turpin në derë grekëve duke ju shënuar golin më të rëndë në histori. 1-1 final.
Në Finalndë, vendasit mbajnë larg Italinë e Mançinit dhe në fund të pjesës së parë iu afruan shumë avantazhit. Goli i parë i takimit nga tre të tillë, vjen në minutën 59’ me Imobile që kalon para axurët pas një aksioni nga e djathta.
Top i devijuar dhe Imobile me kokë e dërgon në këndin e largët. Puki i Noruiç në Premier Ligë, barazon me penallti në të 72-tën por më pas, sërish një penallti e dyshimtë i’u jep avantazhin miqëve që me Zhorzhinjon bëjnë 1-2 final.
Suedia luan si e barabartë në pjesën e parë me Norvegjinë që zgjohet në fund dhë mbyll pjesën e parë 0-1 me Johansen. Gjithçka për gjithçka Suedia në start të pjesës së dytë.
Barazon me një gol të bukur të Forsberg në të 60’. Pjesa tjetër e lojes, supermaci norvegjeze por pa mundur të shënojë.