Monza i’a del, GP, deri 2024

Mes dilemave të shumta, ‘Monza Po, Monza Jo’, më në fund italianët kanë marrë lajmin e madh.

Sipas asaj që raporton si lajm të fundit ‘Sportmediaset’, Italia me cirkuitin e Monzës, do të jetë pritëse e garave të ‘Formula 1’ dhe GP, deri në vitin 2024.

Deklaratën gjatë festimit të 90 vjetorit të Ferrarit në piacën Duomo të Milanos, e dha presidenti ACI, Angelo Stiçi Damiani.

Kontrata e re, është nënshkruar përpara një publiku të madh në Milano.

Të dielën skadonte kontrata e vjetër, ndërsa nga sot, GP Italia pas dakortësisë me Formula 1, do jetë në Monza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!