Valverde buzëqesh, Mesi zbret në fushë…

Lionel Mesi është gati të rikthehet në fushë. Sulmuesi i Barcelonës, i cili ka dy javë që mungon në skuadër për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë, sot mori pjesë në seancën stërvitore bashkë me shokët.

Për Ernesto Valverde ky është një lajm shumë të mire. Në ndeshjen hapëse të La Liga në transfertë, katalanasit kundër Athletic Bilbaos jo vetëm u mundën 1-0, por për shkak të dëmtimeve humbën edhe sulmuesit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, të cilët aktualisht janë në infermierinë “blaugrana”.

Barcelona, të dielën do të presë Betis në “Camp Nou”, ku me shumë gjasa, Lionel Mesi do të jetë si përherë kapiteni i katalanasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!