Bruno Fernadez, drejt Realit…
Merkato në Spanjë zyrtarisht mbyllet më 2 shtator. Edhe pse skuadrat elitare kanë mbyllur thuajse kalimet e mundëshme, Barcelona dhe drejtuesit e PSG, sërish janë në bisedime për akordin me Nejmar.
Por nëse braziliani është shumë pranë blaugranëve, përgjigja e Realit vjen menjëherë. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, referuar mediave portugeze, Bruno Fernadez, lojtari i Sporting Lisbonë, ka nisur ethshëm negociatat me Realin.
24-vjeçari mesfushor-sulmues, pak ditë më parë, ishte pranë kalimit te Junajtid por “djajtë e kuq”, nuk pranuan të paguanin luzitanëve shumën prej 80 milion eurosh..
Ndërkaq, futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar në Portugali e ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga Lisbona.
Sakaq, Zidan,teksa dështoi për transferimin e Pogbas i ka kërkuar Florentino Perezit, transferimin me çdo kusht në Madrid, të Bruno Fernandez.
“Mundo Deportivo”, zbulon se ky operacion, mund t’i kushtojë galaktikëve rreth 70 milionë euro.