Alarm te Barça, mbushet infermieria me yje!

Starti i skuadrës katalanase në La Liga nuk ka qenë i mire. Jo vetëm thjeshtë për faktin, se humbi ndeshjen e parë në transfertë ndaj Atletiko Bilbaos. Përtej rezultatit sportiv, Barcelona humbi edhe dy lojtarë të rëndësishëm në këtë takim…

Pas dëmtimit të sulmuesit Suarez, i cili u detyrua të lërë fushën e lojës pas minutes së 37-të për shkak të një dëmtimi në pulpë, klubi katalanas ka shpërndarë edhe një komunikate për mediat.

Në të bëhet me dije, se edhe francezi i krahut Ousmane Dembele do të jetë jashtë urdhërave të Valverdes për 5 javët e ardhshëm, pasi ka pësuar një tërheqje në kofshën e majtë, po gjatë ndeshjes ndaj Atletiko Bilbabos.

Ky është dëmtimi i 6-të i sulmuesit francez, i cili ka qenë i dëmtuar 228 ditë, qysh kur ai është bashkuar me “blaugranët” më 2017-tën.

Infermieria e Barcelonës sa vjen dhe mbushet. Pas kapitenit Mesi dhe uruguajanit Suarez, tani radhët e të dëmtuarve shtohet edhe me francezin Dembele. Valverde me dhembje koke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!