Shpëtim Duro: “Objektivi parësor, titulli…”

Kukësi ne prag të Superkupës së ditës së diele me Partizanin në “Elbasan Arena”, edhe sot u stërvit në “Football Republic”.

Skuadra për shumë minuta është trajnuar nën kujdesin e stafit teknik me Shpëtim Duron në krye. Edhe pse ka patur zhvillime në organikë, teksa largimet kanë trazuar jo pak ambientin verilindor, askush nga klubi nuk ka dashur të zgjatet në deklarata.

Qoftë edhe për disa lojtarë që kanë shprehur ndonjë pakënaqësi në rrjete. I vetmi që sot ka thënë diçka lidhur me situatën aktuale te Kukësi, rezulton vetë tekniku Duro.

Burime të “Sportiim.al”, konfidicianalisht shprehën se trajneri është shfaqur jo fort i kënaqur nga kontigjenti që ka në dispozicion.

Madje Duro, ka nxjerrë edhe një frazë interesante, duke iu dhënë indirekt përgjigje të larguarve, se ai s’ka asnjë lidhje me largimet e tyre.

Sakaq, sa i takon objektivit për trofeun e parë, Superkupën e Shqipërisë, 59-vjeçari duket se nuk e ka shumë problem, nëse skuadra nuk ngre lart trofeun e parë sezonal.

Objektivi ynë kryesor është titulli kampion”, mësohet të jetë shprehur Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!