Halili: “Ata që kanë abuzuar, para ligjit”…

Pas dorëheqjes së presidentit Tavo, “frenat” e skuadrës së Luftëtarit i ka marrë Bekim Halili. Në rolin e presidentit të ri, ai menjëherë zyrtarizoi trajnerin Dalipi, ka ndryshuar stafin administrativ të klubit dhe po merret me organizimin e skuadrës gjirokastrite për sezonin e ri.

Në një intervistë për “RTSH Sport” sot, Halili është shprehur optimist se skuadra e tij nuk do ta diskutojë mbijetesën, ndërkohë që ka kërcënuar se njerëzit, të cilët kanë abuzuar me Luftëtarin do të përgjigjen para ligjit, duke mos përmendur emra.

“Unë nuk jam mësuar të dështoj dhe dua ta çoj Luftëtarin përpara. Gjendja është e rëndë me thënë të drejtën, por do të bëjmë gjithçka për të qenë në rregull.

Me lojtarët jemi duke biseduar, pasi kemi ndërruar gjithë administratën, pasi në Shqipëri është si puna asaj, që “topi është im dhe bëj ça të dua”.

Unë besoj se do t’ia dalim dhe ata që kanë abuzuar do të shkojnë para ligjit. Ne nuk e diskutojmë mbijetesën”, ka deklaruar ndërmjet të tjerash, presidenti i ri i Luftëtarit, Bekim Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!