Kotobelli, më i riu në radhët e kuksianëve…

Mbrojtësi Blerim Kotobelli është lojtari më i ri i skuadrës verilindore të Kukësit. 27-vjeçari, që më herët është aktivizuar me Tiranën, Teutën, Partizanin dhe sezonin e fundit me Flamurtarin, ka nënshkrua kontratë njëvjeçare për të veshur fanelën “blu” të kuksianëve gjatë sezonit të ri.

Lajmi bëhet i ditur nga një njoftim i klubit verilindor, i cili zyrtarizon kalimin e mbrojtësit Kotobelli nën urdhërat e trajnerit Duro, qysh nga ndeshja e së dielës për Superkupën ndaj Partizanit.

“Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Blerim Kotobellin.Mbrojtësi  do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik 2019 – 2020, pasi ka nëshkruar kontratë me Klubin tonë për një vit. 27-vjeçari vishet blu pas disa eksperiencave me skudrën e Tiranës, Teutës, Partizanit dhe së fundmi me atë të Flamurtarit. MirësevjenKotobelli”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!