Adrian, heroi që fati e solli te Liverpuli…

Dhjetë ditë më parë, ai ishte pa ekip. Liverpuli e zyrtarizoi më 5 gusht, ndërkohë që Adrian luajti ndeshjen e tij të parë me “Reds” katër ditë më vonë. Zëvendësoi Alison, të dëmtuar në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Noruiç.

Si titullar te Liverpul debutoi në finalen e Superkupës në Stamboll ndaj “bluve” të Çelsit. Një javë e çmendur për të që u mbyll me një ulërimë triumfuese: priti penalltinë e Abrahamit dhe i dha trofeun e parë sezonal “Reds”-ave.

Dëmtimi i Alison kishte bërë që tifozët e Liverpulit të shqetësoheshin dhe mbase edhe Klop, të privuar nga njëri prej lojtarëve kryesorë të triumfit në Champions, portierit të tij.

Por Adrian, i cili arriti në një transferim të lire me parametra zero nga Uest Hem, e bëri veten të gatshëm, duke qenë vendimtar, jo vetëm në penalltinë e fundit, por edhe me shumë ndërhyrje gjatë lojës. “Unë i thashë para ndeshjes, se ai mund të ishte heroi i natës”, deklaroi Van Dijk pas triumfit.

“Jam shumë i lumtur për ekipin, – thote portieri spanjol. – Jam i lumtur që luaj me Liverpulin dhe jam i lumtur për tifozët. Ishte një ndeshje e gjatë, por që përfundoi shkëlqyeshëm për ne. Mund të festojmë sonte”.

Në fund, trajneri Klop zbuloi një histori: “Adrian ende po qan në dhomën e zhveshjes. Ai nuk ka fituar shumë në karrierën e tij”…

Portieri spanjol u bashkua me ekipin e duhur, për të fituar Superkupën e Europës në moshën 32 vjeç. Ishte trofeu i tij i parë për të. Dhjetë ditë më parë ai ishte pa kontratë, në rrugë… Fati e solli te Liverpuli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!