Gjysmë shekulli në… “90′ minuto”
“90 minuto”, sot në përvjetorin e 49-të. Ishte 27 shtatori i vitit 1970, teksa për të pasqyruar futbollin e Seria A, lindi ideja e një emisioni të tillë në RAI.
Fillimisht emisioni televiziv, u fokusua te golat që shënoheshin në takimet kryesore të ditës së diel. Mauricio Barendson dhe Paolo Valenti, ishin ideatorët e programit të parë sportiv në këtë format.
Së bashku me ta edhe Reamo Paskuçi. Në sond muzika e kompozuar nga Julius Stefano.
Për miliona italianë por dhe shqiptarë të shumtë të apasionuar pas futbollit italian, ndërsa gjenin në Seria A, madhështinë e lojës magjike, fundjava rezultonte ditë feste sportive.
Raportuesit e parë ishin Tonino Karino nga Askoli, Çezare Kasteloti nga Torino, Marçelo Xhanini nga Firence, Xhani Vasino nga Milano, Luixhi Neko nga Napoli dhe Ferruçio Grand nga Verona.