Zyrtarizohet, Frashëri “gardiani” i Teutës…

Gjithçka që përflitej në mjedisin sportive, sot është zyrtarizuar. Korçari Stivi Frashëri, pas aventurës me Kukësin, do të jetë “gardiani” i portës së “djemve të detit” të Teutës për sezonin e ri.

Pas “divorcit” me kryeqytetasin Isli Hidi, drejtuesit e klubit durrsak kanë menduar të afrojnë në skuadrën e tyre portierin Frashëri, i cili në reportorin e tij sportiv ka luajtur edhe me Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin.

“Stivi Frashëri është zyrtarisht lojtar i Teutës. Portieri korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e ben pjesë të Teutës për dy sezon. Frashëri vjen si një përforcim me shume vlera për skuadrën durrsake. Ish portieri i Kukësit i është bashkuar skuadrës ditën e sotme në Korçë”, shkruhet në njoftimin që bën klubi durrsak në faqen e tij në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!