Flamurtari, dy “goditje” në një ditë…

Flamurtari bëhet i gjallë. Pas zyrtarizimit të trajnerit vlonjat Gerd Haxhiu dhe mbrojtësit Bajraktareviç, klubi vlonjat sot ka zyrtarizuar me sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj, i cili pas mjaft shtegtimesh, rikthehet në shtëpi, te Flamurtari i vendlindjes së tij.

Por surprizat nuk kanë munguar në kampin vlonjat. Për kuqezinjtë e Flamurtarit ka nënshkruar kontratë edhe sulmuesi i njohur shkodran Xhevahir Sukaj, që edhe sezonin e shkuar mbajti veshur fanelën kuqezi të vlonjatëve.

Detaje rreth kontratave që kanë nënshkruar dy sulmuesit me drejtuesit e klubit të Flamurtarit nuk jepen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!