“Epoka” Duro fillon me “poker”…

Trajneri Duro e ka nisur “me këmbë të mbarë”. Ndërsa Kukësi është duke u stërvitur në Mavrovë, sot ka zbritur në stadiumin e Kërçovës, ku ka zhvilluar një miqësore me skuadrën shqiptare Vëllazërimi, që konkurron në ligën inferiore të Maqedonisë së Veriut.

Fitorja e  takimit nuk ka qenë problem për të besuarit e trajnerit Duro. Fraksioni i pare është mbyllur 2-1 për Kukësin, ku Shkurtaj dhe Limaj ishin autorët e golave për nënkampionët e Shqipërisë. Në vijim, sulmuesit Daku dhe Çema, kanë fiksuar rezultatin 4-1 për kuksianët.

Ky ishte edhe testi i parë për skuadrën e teknikut Duro, i cili të dielën do të përballet më “Elbasan Arena” me Partizanin, për Superkupën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!