Isli Hidi, në Ballsh pas afro 2 dekadash…

38-vjeçari Isli Hidi, duket ende nuk është ngopur me futbollin. Edhe pse vitet kalojnë ai e ka të vështirë të largohet nga fusha e blertë.

Pasi i ka dhënë fund aventurës me “djemtë e detit” të Teutës, “gardiani” kryeqytetas, ka nënshkruar kontratë me mallakastriotët e Bylisit, me të cilët do të aktivizohet gjatë sezonit që pritet të startojë më 24 gusht.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë ballshiotët nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në “Facebook”.

Në të vërtetë, për Isli Hidin, ish-portierin e kuqezinjve, Tiranës, por edhe mjaft ekipeve qipriote, ky është një rikthim pas afro dy dekadash në radhët e skuadrës së Bylisit, katërkëndorin e të cilit ai e ka mbrojtur për 24 ndeshje në sezonin 2001-2002.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!