Rikthehet Balliu,e pret Almeria

Mbrojtësi Ivan Balliu, me pasaportë spanjolle dhe shqiptare me ekip të ri. Pasi mbylli marrëveshjen me Metz në Francë dhe në kërkim të një aventure të re, më së fundi e ka gjetur strehëzen.

Almeria që militon në ‘Secunda Division’, në Spanjë, bëhet skuadra e re e Balliut. Konkretizimi është bërë sot pasdite në zyrat e klubit.

Sipas njoftimit të klubit, mbrojtësi  ka nënshkruar për dy vite, me opsion zgjatjen e marrëveshjes për një sezon tjetër.

Klubi përmes zyrtares në Twitter, i uron mirëseardhjen Ivanit. Tashmë mbrojtësi kuqezi (2 takime zyrtare), do të jetë në skuadër me futbollistë si Simon Moreno, Huan Ibiza, Hoze Romero, Aristote Nkanka, Tano Bonin etj. Almeria pretendon La Ligan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!