Argjentina në zi, qan kampionin Braun…
Hoze Luis “Tata” Braun, kampion i botës me Argjentinën në 1986, vdiq në moshën 62-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme. Lajmi u njoftua nga Estudiantes, klubi ku ai shkëlqeu për tetë vjet.
Në karrierën e tij sportive, Braun ka luajtur në Kolumbi me Atletiko Nacional, në Francë me Brest dhe në Spanjë me Real Murcia, përpara se të kthehej në Argjentinë.
Janarin e kaluar ai nisi të vuante pasojat e sëmundjes së Alzheimerit. Më vonë gjendja e tij u përkeqësua më tej.
“Pa Hoze Luis Braun, ne kurrë nuk do të kishim fituar Kupën e Botës në 1986. Ju kurrë nuk jeni ankuar për asgjë, “Tata”, është mesazhi me të cilin Diego Maradona kujtoi ish-shokun e skuadrës në mediat sociale.
Me “bardhekaltrit” mbrojtësi ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar një gol, atë të epërsisë së Argjentinës, në finalen e Kupës së Botës ndaj Gjermanisë (3-2).
Braun ishte gjithashtu trajner dhe me Serxhio Batistan, drejtoi seleksionin që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008, ku përfshiheshin Mesi, Rikelme dhe Aguero.