Klop: “E dua Superkupën…”

Duke folur për UEFA.com, Jurgen Klop, trajneri gjerman i Liverpulit, ka deklaruar ndër të tjera për takimin e Superkupës së Europës në program të merkurën në mbrëmje në ‘Vodafonë Arena’ të Stambollit, se duhet fituar me çdo kusht.
Fituesi i Champions League dhe i asaj Europa League, Çelsi, do të vihen përballë pas dy ditëve duke nisur nga ora 21 00.
“Duhet të jemi lakmues. Kjo është vërtetë e rëndësishme dhe nuk ka dyshime. Pas fitores së finales , kemi kaluar muaj euforie. Të gjithë kërkonin të shfaqnin lavdinë”.
“Është bukur, por mund të presë disi hovin.Tani duhet pak përqëndrim dhe të përmirësojmë disa gjëra. Kjo do të jetë prova finale”-ka thënë ndër të tjera Kolp