Testi: Laçi-Partizani, pa fitues…


Miqësore në Laç: Laçi-Partizani 1-1 (Xhixha 48’/Çinari 63′)

Debuton për bardhezinjtë portieri Stazhilla, Xhixha e Çinari, goleadorët po ata…

Pasi janë njohur me kalendarin e ri që u hodh sot në FSHF, koinçidoi që Sulejman Starova dhe Franko Lerda, (ditur sfidën zyrtare), të testonin skuadrat e tyre në stadiumin ‘Laçi’.

Ata kishin zgjedhur të njëjtin modul loje, teksa me 3-5-2, i dhanë përparësi sulmit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, që me sulmuesit Nuabueze  dhe Xhixha, shpërdoruan gola të sigurtë. Ashtu sikurse dhe të kuqtë që në një moment, goditën shtyllën me Romeron.

Pas 0-0 në të parën, e dyta nisi me gol. Është sulmuesi i dalluar Redon Xhixha që hap serinë në të 48’, duke e kaluar Laçin përpara. Por pa kaluar shumë kohë, shkodrani Çinari, dhe ky me mjaft rendiment te Partizani, ka barazuar pas harkimit të Trashit për një 1-1 final.

Në fund, të dy stafet komplimentuan të tyret për lojën e zhvilluar. Një test që jep sinjale të forta, se të dyja skuadrat do të jenë kockë e fortë për njëra tjetrën. Si Partizani kampion, ashtu dhe Laçi befasues në Europë, këtë edicion kanë si objektiv kreun.

KF Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Deliu, Lushkja, Zaimi, Teko, Xhixha, Nuabueze.
Trajner: Starova

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Boldor, Romero, Telushi, Broja, Trashi, Kordeiro, Asani, Bardhi.
Trajner: Lerda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!