Sefgjini: Ngjitem me Kastriotin, pastaj… në Angli

Taulant Sefgjini, zyrtarisht i Kastriotit. Pasditën e sotme, teksa krutanët u stëvitën në Kamzë, përpos emrave të tjerë, u pa edhe ish-mbrojtësi i Laçit. Para seancës, futbollisti i eksperiencës së madhe, teksa ka fituar dy Kupa të Shqipërisë, një Superkupë dhe një Kupë, si kampion i Kategorisë së Parë me kurbinasit, është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit.

Më pas, u përshi në programin e stafit teknik të drejtuar nga dyshja Ndreu- Rustami. Në fjalët e para si krutan, Sefgjini 33 vjeç, është shpreur :

Nga sot jam një futbollist i Kastriotit. Erdha me shumë dëshirë, pasi janë disa situata favorizuese këtu. Në radhë të parë, drejtuesit më ofruan terma financiarë të kënaqëshëm, ndërsa trajnerët Ndreu dhe Rustami, janë njohje e vjetër për mua”.

Gjeta dhe disa sportistë me të cilët dikur kam qënë pjesë e një skuadre si Çela. Projekti i Kastriotit është serioz dhe ishte e lehtë për të vendosur. Dihet. Unë në karrierë, gjithnjë kam luftuar fort në fushë”.

“Disa herë më kanë quajtur lojtar të ashpër, por ky profesion, kërkon grintë dhe lojë impulsive për sa kohë që je i dobishëm. Uroj që me Kastriotin të kthehemi shpejt në Superiore,”- tha  sot Taulant Sefgjni për ‘Sportiim.al’.

Ndërkaq, Sefgjini  jashtë ‘mikrofonit’, zbuloi edhe një detaj interesant. Mbojtësi energjik i linjës së majtë, tha se pret të udhëtojë në fillim të vitit drejt Britanisë së madhe.

Kam nisur një procedurë që do pak kohë. Do luaj edhe në Angli në nivele të ulta. Natyrisht pas një viti, pasi dokumentacioni do pak kohë.  Jam i gatshëm fizikisht. Besoj aktiv edhe për 3-4 vite. Por njëherë, të punojme me mishërim për të ngjitur Kastriotin në elitë,-fjalët e Taulantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!