Lukaku, gjithnjë e më larg Junajtid…

● Sulmuesi belg vazhdon stërvitjet me Anderlehtin, në pritje të zgjidhjes së telenovelës së tij drejt Italisë.

Romelu Lukaku është gjithnjë e më i largët, dhe jo vetëm metaforikisht, nga Manchester Junajtid. Sulmuesi, në marrëveshje me drejtuesit nuk është paraqitur sot në qendrën stërvitore Karrington, ku duhej të ishte rikthyer për t’u bashkuar me “Djajtë e kuq”.

Sulmuesi 26-vjeçar është akoma në Belgjikë, duke u stërvitur për të dytën ditë radhazi me ish-skuadrën e tij Anderleht.

Mos po përballemi me një prelud lamtumire të sulmuesi Romelu Lukakut me Junajtid? Belgjika është më afër me Italinë, se sa me Anglinë. Gjithsesi, “telenovela” belge, më 8 gusht përfundon. Fillon Premier League, mbyllet merkato angleze…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!