Premier Liga, gati ‘gongu’…

Nesër në orën 17 00 (18 00 ora e Shqipërisë), mbyllet zyrtarisht merkato në hyrje në Angli.

Skuadrat thuajse kanë projektuar organikat dhe shumë nga yjet në qarkullim janë pozicionuar në skuadra të ndryshme.

Sipas asaj që raportohet nga ishulli, Lukaku është lënë i lirë nga Junajtid dhe nesër pritet të bashkohet te Interi në Itali.

David Luiz, nga Çelsi, në mënyrë surprizë, kalon te Arsenali që merr edhe Tierni nga Selltiku.

Totenhemi gati 55 milion për Çelso. Everton merr nga Monako, Sidibe. Siti, ka zyrtarizuar Zhoao Kancelon. Këto janë disa nga lëvizjet kryesore të konfirmuara dhe në operacion e sipër. Koha shtrëngon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!