Kahill ‘Kristal’, veterani në Londër…

Kristal Palasë, ka fituar garën për të nënshkruar me ish-mbrojtësin e Anglisë dhe Çelsit, Geri Kahill.

33-vjeçari, i cili u la i lirë nga Çelsi në fund të sezonit të kaluar pas shtatë viteve me klubin blu, ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me vlerë rreth 75,000 £ në javë me Kristal Palasë.

Palasë, në këtë garë për të marrë sherbimet e veteranit, mposhti  Burnley, Uest Hem dhe Aston Vilën. Premier Liga, nis shpejt dhe deri  në 8 gusht, skuadrat mund të afrojnë lojtarë nga merkato. Për të shitur tjetër gjë, ajo zgjat deri në fund të muajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!