Meguajër, ‘djalli’ i ri te Junajtid

Herri Meguajër është zyrtarisht lojtar i Mançester Junajtid. Në daljen e parë për mediat si lojtar i ‘MTD’, gjigandi i ri mbrojtjes së formacionit të Solskjaer, ka deklaruar:
“Jam i lumtur që kam nënshkruar në këtë klub fantastik, – tha fillimisht mbrojtësi që u ble rreth 90 milione euro.
“Dua të falënderoj të gjithë në Leiçester, klubin dhe tifozët për mbështetjen e tyre fantastike. Por kur Junajtid troket në derë, për këdo është një mundësi e jashtëzakonshme.
Jam i emocionuar, mezi pres që të filloj,”- u shpreh mbrojtësi që ka pozuar për herë të parë me” Djajtë e Kuq”.
