Vllaznia, edhe 3 firma para Ohrit…

Me Vllazninë bashkohen edhe tre futbollistë të tjerë. Në këtë mënyrë rradhët e saj shtohen sërish, duke treguar se përpjekjet e drejtuesve vazhdojnë për të ndërtuar një ekip cilësor për sezonin e ri.

Dy prej lojtarëve që do t’i bashkohen Vllaznisë nga dita e nesërme në fakt nuk janë të panjohur. Bëhet fjalë për Ndriçim Shtubinën që rikthehet sërish “në shtëpi” pas dy sezonesh shkëputje. Ai ka firmosur mbrëmjen e sotme një kontratë njëvjeçare me klubin tonë. Ndërkohë, stafi teknik ka vendosur që të përfshijë në planet e tij edhe mesfushorin Florind Bardulla.

Ndërkohë risia është afrimi i mesfushorit nga Moldavia, Maxim Cojacaru. I datëlindjes 29 tetor 1999, ai është një lojtar që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Codru Lozova në Ligën e Parë të këtij vendi, ndërsa nga dita e sotme është pjesë e Vllaznisë.

Te tre këta futbollistë do t’i bashkohen ekipit, që mëngjesin e nesërm niset drejt Ohrit, ku do të zhvillojë pjesën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, njofton klubi Vllaznia në faqen e tij në “Facebook”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!