Vllaznia merr formë, tentohet Vajushi

Vllaznia në Ohër, Vllaznia në Shkodër. Kjo është situata e klubit shkodran në prag të edicionit të ri në Superiore. Nëse në Ohër, do të punohet në terren, në Shkodër ka vend për ‘firma’ futbollistësh.

Ndërkaq, klubi Vllaznia sikurse (‘Sporti iM’ lajmëroi që në mesditë) firmosi sot me Shtubinën dhe pas tij edhe lojtarin nga Moldavia, Maxim Cojacaru.

Ai është një lojtar që në sezonin e fundit ka qënë pjesë e ekipit ‘Codru Lozova’ në Ligën e Parë moldave.

Pjesë e Vllaznisë, mund të bëhët edhe Armando Vajushi. Gjithnjë nëse ish futbollisti i kombëtares, do preferojë të aktivizohet në Shqipëri
Bashkë me ‘firmëtaret’ dhe Bardulla. Vllaznia po merr formë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!