Kukësi “emigron” drejt Mavrovës…

Ndërsa paradite, eskavatorët dhe mjetet e rënda kanë nisur punimet në “Zeqir Ymeri” për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit, që sipas parashikimeve do të zgjasin 15 muaj, skuadra verilindore ka vazhduar punës e saj.

Të udhëhequr nga trajneri i tyre Shpëtim Duro dhe stafi i tij ndihmës, futbollistët kuksianë në mesditë ia janë drejtuar Mavrovës në Maqedoninë e Veriut, ku do të kryejnë një cikël sëtrvitore dyjavor.

Me gjasa, gjatë qëndrimit në vendin fqinj, futbollistët verilindorë do të përpiqen të zhvillojnë edhe teste miqësore, për të cilat deri tani nuk ka informacion. Gjithashtu, ende nuk dihet edhe organika e skuadrës kuksiane qe është nisur drejt Mavrovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!