Gundogan, gati kontrata e re me Sitin…

Sipas raporteve nga Mançester ‘Evening News’, e ardhmja e mesfushorit turko-gjerman Ilkay Gundogan, do të jetë më e gjatë nga sa është parashikuar te Siti.

Sipas gazetës lokale, 28-vjeçari së shpejti do të rinovojë kontratën e tij aktuale me ‘qytetarët’, duke e zgjatur aktualen që skadon me 30 qershorin e ardhshëm.

Gungogan pëlqehet shumë nga Guardiola. Edhe në Superkupën e djeshme fituar nga Mançester Siti ndaj Liverpulit me penallti, mesfushori tregoi klas, duke ndihmuar skuadrën drejt suksesit.

E ardhmja e tij duket e sigurtë nën urdhërat e Pep Guardiolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!