Gatuzo te Inter Majami? Bekham e kërkon

Rino Gatuzo është një nga kandidatët më të fortë për të qenë trajneri i parë i huaj në historinë e Inter Majami në MLS.

Ish-trajneri i Milanit, pasi dha dorëheqjen si drejtues i “kuqezinjve” majin e kaluar, refuzoi edhe kërkesën për të drejtuar skuadrën franceze të Nantës në Ligue 1.

Sipas thashethemeve, të shpërndara edhe në Florida dhe raportuar nga “MLSSoccerItalia.com”, Gatuzo është kontaktuar direkt nga Devid Bekham, që është edhe pronari i skuadrës amerikane, për të nisur aventurën e re në anën tjetër të Atlantikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!