Veseli “ciao” Italisë, ikën drejt Turqisë…

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Frederik Veseli, është ndarë përfundimisht me Empolin dhe futbollin italian, për t’u bashkuar me skuadrën turke Denizlispor.

 “Frederik Veseli përshëndetet me Italinë. Mbrojtësi i datëlindjes 1992 është transferuar te Denizlispor, skuadër që militon në Superligën turke. Shqiptari sezonin e fundit luajti 31 herë në Serinë A me Empolin, dhe ka ardhur në futbollin Italian në seznoin 2016-2017”, kështu shkruan gazetari italian Xhanluka di Marcio, i “Sky Sport” në faqen e tij të specializuar për merkaton.

Gazetari Di Marcio nuk jep detaje të tjera, për transferimin e mbrojtësit Veseli te skuadra turke, të cilat pritet të zbardhen në ditët e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!