Goli i Balajt, “Bekim” për Shturmin…

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Bekim Balaj i ka dhënë fitoren dhe 3 pikët e para skuadrës së tij Shturm të Gracit. Në transfertën e tij debutuese, ai ka gjetur golin, duke bërë një prezantim perfekt në ndeshjen e tij premiere në Bundesligën austriake.

Në përballjen ndaj Volfsberger, shkodrani qysh në minutën e 5-të ka shënuar. Balaj, pasi ka marrë nga e djathta një pasim të saktë nga Huspek, brenda zonës me qetësi e ka shtyrë topin në rrjetë.

Kaq ka mjaftuar për skuadrën nga Graci. Në minutën e 63-të, Balaj është zëvendësuar me Markus Pink, gjithsesi, goli i tij ishte “Bekim” që Shturmi ta fitonte 1-0 edhe ndeshjen dytë në kampionatin austriak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!