U-18: Shqipëria, dy miqësore me Rumaninë

Shqipëria U-18, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Rumaninë U-18, më 13 dhe 15 gusht. Këto dy ndeshje miqësore do të shërbejnë për të ndjekur nga afër lojtarët e talentuar, që mund të shërbejnë në të ardhmen.

Ekipi kombëtar U-18 do të grumbullohet më datë 9 gusht dhe do të zhvillojë stërvitjet në qytetin e Elbasanit përpara nisjes për në Rumani, ku do të akomodohen në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit (National Football Center Buftea). Në këtë kompleks do të zhvillohen dhe të dyja ndeshjet miqësore.

Ndeshja e parë do të luhet më 13 gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më 15 gusht në orën 10:00. Për këto dy ndeshje do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2002, që luajnë në Shqipëri, por dhe element që vijnë nga jashtë. Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për t’u bashkuar me kuqezinjtë, njofton FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!